• e diel, 06 tetor 2024

Al Hilal i ofroi Mesit 1,2 miliardë euro për dy sezone, babai i argjentinasit e ka pranuar ofertën

Al Hilal i ofroi Mesit 1,2 miliardë euro për dy sezone, babai i argjentinasit e ka pranuar ofertën

Paris, 30 maj 2023 (MIA) - Futbollisti i Pari Sen Zhermenit, Lionel Mesi mund të kalojë në Al Hilal, publikoi "Foot Mercato".

Argjentinasi (30) është i prirë ndaj zgjedhjes së klubit nga Arabia Saudite. Ekipi nga Riadi i ofroi Mesit kontratë dyvjeçare, për të cilën do të fitojë 1,2 miliardë euro. Babai i sulmuesit tanimë e ka pranuar ofertën.

Në të njëjtën kohë, thuhet se Mesi pret që edhe Barcelona të japë një ofertë profitabile.

Në sezonin 202/2023 Mesi ka luajtur 40 ndeshje, ku ka shënuar 21 gola dhe ka pasur 20 asistime. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR