• e diel, 06 tetor 2024

Al Hilal e promovoi Nejmarin

Al Hilal e promovoi Nejmarin

Riad, 15 gusht 2023 (MIA) - Al Hilal e publikoi nënshkrimin e sulmuesit të PSZH-së, Nejmar. Klubi saudit në faqen e tij në Tuiter publikoi video prezantim të brazilianit.

Paraprakisht është publikuar se futbollisti 31 vjeçar do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe me klubin. Al Hilal do t'i paguajë sulmuesit rreth 160 milionë euro për dy sezone.

Paraprakisht, Nejmar ka luajtur për Santosin (2009-2013), Barcelonën (2013-2017) dhe PSZH (2017-2023). Për klubin e fundit ka luajtur 173 ndeshje, ka shënuar 118 gola dhe ka dhënë 77 asistime.

Kontrata e Nejmarit me parizienët ka qenë valide deri në verën e vitit 2025. mb/

Foto. Al Hilal

QËNDRONI TË LIDHUR