Al Ahli mposht Uravan në “finalen e vogël” të Kampionatit botëror për klube
- Fituesit e Ligës afrikane të kampionëve, futbollistët egjiptian të Al Ahlit, fituan vendin e tretë në Kampionatin botëror për klube, që do të përfundojë sot në Arabinë Saudite.
- Post By Fami Bajrami
- 19:05, 22 dhjetor, 2023
Xheda, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Fituesit e Ligës afrikane të kampionëve, futbollistët egjiptian të Al Ahlit, fituan vendin e tretë në Kampionatin botëror për klube, që do të përfundojë sot në Arabinë Saudite.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Al Ahli sonte mposhti japonezët Urava me rezultat 4:2 (2:1).
Golashënues për Al Ahli ishin Jaser Ibrahim (19), Tau (25), Koizumi (60, autogol) dhe Maloul (90+8), ndërsa për Uravan golat i shënuan Kante (43) dhe Sholc (54).
Në finale në Xheda sonte nga ora 19:00 luajnë kampioni i Evropës Manchester City dhe kampioni i Amerikës Latine, Fluminense. si/bsh/
Foto: Fejsbuk