• e diel, 06 tetor 2024

Al Ahli dhe Urava gjysmëfinalistë të Kampionatit botëror për klube

Al Ahli dhe Urava gjysmëfinalistë të Kampionatit botëror për klube

Xheda, 16 dhjetor 2023 (MIA) – Futbollistët e Al Ahlit të Egjiptit dhe Uravës së Japonisë u kualifikuan në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube që mbahet në Arabinë Saudite.

Al Ahli mbrëmë triumfoi ndaj Al Itihadit saudit me rezultat 3-1 dhe të hënën në orën 19 do të luajë kundër kampionit të Amerikës së Jugut, Fluminense nga Brazili për kualifikim në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë e cila luhet të martën në orën 19, do të luajnë kampioni i Evropës Mançester Siti kundër kampionit aziatik Urava e cila në çerekfinalen e djeshme ishte më e suksesshme se skuadra meksikane Leon me 1-0.

Ndeshja për vendin e tretë si dhe finalja do të luhen më 22 dhjetor.

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR