• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Aksios: Tramp dëshiron të shpallë fillimin e fazës së dytë të planit për Gazën para Krishtlindjeve

Aksios: Tramp dëshiron të shpallë fillimin e fazës së dytë të planit për Gazën para Krishtlindjeve

Uashongton, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp planifikon të shpallë fillimin e fazës së dytë të planit të tij paqësor për Gazën deri më 25 dhjetor, njoftoi portali amerikan Aksios, duke iu referuar burimeve nga administrata amerikane.

Sipas portalit, lideri amerikan ka ndërmend të "shpallë fillimin e procesit paqësor në Gazë në fazën e dytë para Krishtlindjeve dhe të prezantojë një strukturë të re që do të menaxhojë enklavën".

Pritet që Tramp të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu deri në fund të dhjetorit për të diskutuar këto hapa.

Burimet tregojnë se faza e dytë e planit do të përfshijë tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës, vendosjen e "forcave ndërkombëtare për stabilizim" dhe fillimin e strukturave që do të menaxhojnë enklavën, duke përfshirë edhe "Këshillin e Paqes".

Aksios vë në dukje se elementi kryesor i fazës së parë të planit – lirimi i të gjithë personave të rrëmbyer nga lëvizja palestineze Hamas dhe kthimi i mbetjeve të pengjeve të vdekur – pothuajse është  përfunduar.

Sipas portalit amerikan, "Këshilli i Paqes" do të përfshijë rreth dhjetë udhëheqës perëndimorë dhe arabë, dhe do të mbikëqyret nga një komitet ekzekutiv, në të cilin do të jenë ish-kryeministri britanik Toni Bler, përfaqësuesi i presidentit amerikan Stiven Vitkof, dhëndri i Trampit, Xhared Kushner, dhe "disa të tjerë". foORO

Foto: Arkivi i MIA-a

 

QËNDRONI TË LIDHUR