• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aksion i madh për arrestim në BeH dhe Slloveni për pastrim parash

Aksion i madh për arrestim në BeH dhe Slloveni për pastrim parash

Sarajevë, 21 mars 2023 (MIA) - Nëpunësit policorë të Agjencisë shtetëtërore për hetim dhe mbrojtje (SIPA) sot në kuadër të Aksionit operativ ndërkombëar ATM kanë filluar bastisje në objekte afariste dhe banesore dhe pronë të patundshme në 13 lokacione në rajonin e Sarajevës dhe Zenicës.

Aktivitetet e theksuara  kryhen për shkak të ekzistimit të dyshimeve se janë kryer vepra penale "krim i organizuar" dhe "pastrim oarash" të nënshkruara me Kodin penal të BeH-së. Bastisjet kryhen me urdhër të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së BeH-së në bashkëpunim me efektivët e policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme në kantonin e Sarajevës dhe kantonin e Zenicës-Dobojit.

Ato aktivitete janë rezulat i pujnës së Ekipit të përbashkët hetues të SIPA-s dhe Prokuorisë së BeH-së dhe Prokurorisë speciale dhe policisë, që filloi në shkurt tël vitit të kaluar.

Në suaza të këtij aksioni operativ ndërkombëtar të zbatuar nga efektivët e policisë të SIPA në BeH, sot kanë filluar bastisje edhe në Slloveni në më shumë se 70 lokalitete, në kuadër të së cilës është planfikuar të arrestohen mbi 50 persona, njoftuan mediat e Sarajevës.

Vijojnë akivitetet për grumbullim të të dhënave për mjetet që të dyshuarit i kanë në llogaritë bankare dhe në arka. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR