• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Akademi solemne, koncerte dhe hyrje pa pagesë në muze për Ditën e pavarësisë, 8 Shtatori

Akademi solemne, koncerte dhe hyrje pa pagesë në muze për Ditën e pavarësisë, 8 Shtatori

Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria, nën moton "Lajmëtari i lirisë", do të organizojë disa ngjarje kulturore dhe solemne, si dhe aktivitete në tërë shtetin.

Më 7.09.2023, të enjten, me fillim në orën 18:30, në Filarmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet Akademi solemne - "32 vite pavarësi", ku do të marrë pjesë dhe do të flasë kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Akadmeia solemne do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio televizionin naconal, si dhe në kanalet e rrjeteve sociale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më 8.09.2023 (e premte) në kuadër të kremtimit të 32 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit, në orën 10:00, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, do të vendosin lule në vendet e përjetshme të prehjes së ish-presidentëve të shtetit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit "Butel" në Shkup.
 
Në orën 10:45, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiri së bashku me drejtorin e SPQ "8 Shtatori" dr. Hristian Kostov në SPQ "8 Shtatori" do të marrin pjesë në prezantimin e pajisjes dhe aparaturës së re.

Shënimi i Ditës së pavarësisë do të vazhdojë në Parkun e Qytetit në Shkup, në hapësirën në lokacionin "Guaza", ku do të mbahen stërvitje taktiko-treguese të njësive të Armatës së RMV-së dhe të Minsitrisë së Punëve të Brendshme. Në lokacionin "Guaca" është paraparë edhe program kulturor-artistik, anëtarët e "Bilbilit të Artë", si dhe programk për fëmijë, me pjesëmarrje të Teatrit për fëmijë dhe të rinj të cilët do ta interpretojnë shfaqjen "Giga Mega përralla" në regji të Hana Milenkovskës, vepër e Gorjan Milloshevskit.

Gjatë ditës, në lokacionin e njejtë, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të jenë pjesë e serisë së aktiviteteve sportive të organizuara në bashkëpunim me Agjencinë për Të Rinj dhe Sport.

Në manifestimin në Parkun e Qytetit do të marrin pjesë kryetari i Qeverisë, Kovaçevski dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 
 
Plotësisht, si pjesë e shënimit të Ditës së Pavarësisë, në organizim të Qeverisë, krahas manifestimeve të shumta të rastit, për qytetarët, prej orës 11:00 në tërë shtetin do të fillojë manifestimi kulturor "Ditë e hapur për qytetarët", në suaza të të cilit do të sigurohet hyrje pa pagesë për qytetarët në institucionet kulturore, muzetë dhe galeritë në tërë Republikën.

Opera dhe baleti nacional do t'i bashkohet kremtimit me koncert të arieve të njohura operistike, që më 8 shtator në orën 20:00 do të mbahet para platosë së institucionit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR