• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ahmeti: Nëse konfirmohet fajësia, Grubi vet do të tërhiqet nga funksionet partiake

Ahmeti: Nëse konfirmohet fajësia, Grubi vet do të tërhiqet nga funksionet partiake

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit amerikan të shtetit, zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet zotit Grubi në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe zoti Grubi sigurisht që nuk do të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, Bashkimin Demokratik për Integrim deri në momentin që ky proces të ketë një epilog, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarëve nëse i vërtetohet fajësia Grubit, a do të largohet nga partia, Ahmeti tha se Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm dhe se nuk ka nevojë ta largojë partia, ai sigurisht do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë.

"Zoti Grubi  ka qenë anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka qenë personalitet që ka drejtuar katër vite Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sigurisht se vendimet që dalin nga platforma, nga programi elektoral i Bashkimit Demokratik për Integrim, çdo anëtar, pavarësisht  në cilin funksion ndodhet, a në nivel të lartë apo në nivelet dytësore, ka përgjegjësi realizimin e platfomrës apo të programit", tha Ahmeti.

Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur sanksione kundër ish zëvendës kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të "involvimit të tyre në korrupsion të konsiderueshëm".

Sipas kumtesës, "Grubi dhe Bexheti kanë marrë korrupsion me qëllim që t'i minojnë proceset gjyqësore të lidhura me dënimin e Sasho Mijallkovit, ish drejtor i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK). Mijallkov u sanksionua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas Seksionit 7031 (v) nga Ligji për operacione të jashtme dhe të lidhura me programet e Departamentit të Shtetit. 

Krahas sanksioneve për Grubin dhe Bexhetin, ndalesa për hyrje në SHBA janë vendosur edhe për anëtarët e familjeve të tyre. bsh/

Foto: MIA arkiv

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR