Agjenti i Levandovskit për të ardhmen e sulmuesit në Barcelonë: Kuptohet që ai qëndron
- Agjenti i Robert Levandovskit, Pini Zahavi, ka deklaruar se sulmuesi nuk do të largohet nga Barcelona.
Barcelonë, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Agjenti i Robert Levandovskit, Pini Zahavi, ka deklaruar se sulmuesi nuk do të largohet nga Barcelona.
Ditën e djeshme, agjenti që i përfaqëson interesat e sulmuesit 35-vjeçar, ka darkuar me kryetarin e Barcelonës, Zhoan Laporta. Ata kanë një miqësi të gjatë.
Kur Zahavi doli nga restoranti, u pyet nëse Levandovski do të largohej nga Barcelona.
"Sigurisht që qëndron - u përgjigj agjenti.
Është vërejtur se befasia ishte e dukshme në fytyrën e tij pas marrjes së pyetjes.
Levandovski këtë sezonë ka shënuar nëntë gola dhe katër asistime në 20 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat këtë sezon. mb/
Foto: EPA