• e enjte, 18 korrik 2024

Aeroporti i Shkupit e mori çmimin për Cilësi të shërbimeve të aeroportit për vitin 2022

Aeroporti i Shkupit e mori çmimin për Cilësi të shërbimeve të aeroportit për vitin 2022

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - TAV Aeroportet, mbrëmë më 6 shtator, në ceremoninë gala gjatë Forumit vjetor dhe samitit botëror për përvojë të klientëve të ACI në Inçon, Republika e Koresë, e pranoi çmimin për Cilësi të shërbimeve të aeroportit (Airport Service Quality–ASQ) për Aeroportin ndërkombëtar Shkup për vitin 2022, nga Këshilli ndërkombëtar në aeroportet (Airport Council International World – ACI World).

"Është e madhe kënaqësia kur njihen përpjekjet, përkushtimi dhe puna, posaçërisht kur një mirënjohje e tillë vjen nga klientët tanë, përkatësisht ushëtarët tanë të çmuar. TAV, si operator i aeroporteve, së bashku me kompanitë simotra, BTA (ushqim dhe pije), ATU (shitore pa doganë), TAV MOS (shërbime komerciale), TAV Tehnoloxhis (TI shërbime), Euroklin (mbirëmbajtje e higjienës), shfrytëzonë mbi 30 indikatorë për efikasitet dhe cilësi në pyetësorët anketues për cilësi të shërbimeve të aeroporteve vlerësuar përmes mendimebe të udhëtarëve, rangimin dhe përgjigjet lidhur me cilësinë e shërbimeve të aeroportit, për përmirësim të mëtutjeshëm të shërbimeve që ofrohen në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Prandaj, ne me të vërtetë e çmojmë mendimin e udhëltarëve tanë dhe fokusohemi drejt krijimit të përvojës superiore të aeroportit. Fokus tjetër, mjaft i rëndësishëm dhe prioritet në punën tonë të përditshme është mirëqenia e të punësuarve atnë të cilët janë reflektuesit e drejtpërdrejtë të shërbimeve tona ndaj udhëtarëve", deklaroi drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, me rastin e ndarjes solemne të çmimeve.

Aeroporti ndërkombëtar Shkup, krahas asaj që është shpërblyer si Aeroporti më i mirë sipas madhësisë dhe rajonit të vet (2 deri 5 milionë udhëtarë në vit në Evropë), gjithashtu është shpërblyer edhe në kategoritë në vijim: Aeroportet me personelin më të përkushtuar në Evroëë, Udhëtimin më të lehtë në Evropë, Aeroporti më i këndshëm në Evropë dhe Aeroporti më i pastër në Evropë për vitin 2022.

Kjo është hera e tetë që aeroporti i Shkupit e merr këtë çmim, pas çmimeve ASQ që i mori në vitet  2021, 2020, 2019, 2018, 2015, 2013 dhe 2012.

Aeroporti i Shkupit bën pjesë në panelin për ASQ që përbëhet nga aeroportet m madhësi prej 2-5 milionë udhëtarë në vit, në Evropë. ab/

foto: ТАV

QËNDRONI TË LIDHUR