• e diel, 25 gusht 2024

Aeroplanmbajtësi i dytë amerikan ka arritur në Lindjen e Mesme

Aeroplanmbajtësi i dytë amerikan ka arritur në Lindjen e Mesme

Uashington, 23 gusht 2024 (MIA) - Aeroplanmbajtësi amerikan "USS Abraham Linkoln" i pajisur me aeroplanë luftarakë F-35C dhe F/A-18 Blloku Tre, ka arritur në Lindjen e Mesme, njoftoi Komanda Qendrore amerikane për Lindjen e Mesme (CENTKOM).

Tani në rajon ka dy aeroplanmbajtës amerikanë. 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin më 11 gusht urdhëroi që të përshpejtohet transferimi i "USS Abraham Linkoln" në Lindjen e Mesme, ndërsa një javë më herët urdhëroi për dërgimin e anijeve dhe shkatërruesve.  

Tensionet në rajon u rritën pas atenatit izraelit ndaj komandantit të lartë të Hezbollahut, Faud Shukri në Bejrut dhe vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Hania në Teheran. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR