• e mërkurë, 02 tetor 2024

“Adidas” dhe Mançester junajted kanë nënshkruar kontratë me vlerë mbi një miliard euro

“Adidas” dhe Mançester junajted kanë nënshkruar kontratë me vlerë mbi një miliard euro

 

Mançester, 31 korrik 2023 (MIA) – Gjiganti anglez i futbollit Mançester junajted nënshkroi sot kontratë me "Adidas" në vlerë prej 900 milionë funte (1,048) miliardë euro, duke e rinovuar bashkëpunimin me prodhuesin gjerman të pajisjeve sportive edhe për dhjetë vjet.

"Adidas" është sponsori zyrtar i Junajted që nga sezoni 2015/16, pasi 23 vitet e mëparshme ishte "Najk", ndërsa kontrata e nënshkruar nga klubi anglez në atë kohë arrinte në 750 milionë funte, që ishte një rekord në atë kohë.

“Kontrata e re rrit fokusin në ekipin e femrave të Mançester junajted që nga riformimi i tij në 2018”, theksoi klubi anglez në kumtesën e përbashkët me "Adidas".

Kontrata e re me "Adidas" është e vlefshme deri në qershor 2025. ls/

Foto; Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR