• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ademi hoqi dorë nga paraqitjet për kombëtaren e futbollit të Maqedonisë

Ademi hoqi dorë nga paraqitjet për kombëtaren e futbollit të  Maqedonisë

 Shkup, 8 mars 2024 (MIA) -  Selektori  i Kombëtares A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski javën e ardhshme do ta shpallë listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet kontrolluese kundër Moldavisë (22 mars) dhe Malit të Zi (25 mars) në Antalia të Turqisë.

Në një video-deklaratë kreu i ekipit tonë më të mirë kombëtar  ka folur për ndeshjet kontrolluese  të marsit dhe pritshmëritë nga dy ndeshjet, më pas situatën me paraqitjet e klubeve të futbollistëve dhe nëse do të ketë ndryshime në listën e futbollistëve të thirrur. 

 Milevski ka thënë se kombëtarja e futbollit të Maqedonisë nuk do të llogarisë më në shërbimet e Arijan Ademit, pasi futbollisti ka vendosur se është koha për t'i dhënë fund karrierës së tij përfaqësuese.

 "Veçanërisht më vjen keq  për mungesën e Arijan Ademit, i cili për arsye personale vendosi t'i japë fund karrierës së tij përfaqësuese. Kam pasur një bisedë me Arijanin. Do të na mungojë edhe si person edhe si futbollist. Ai është kategorik në vendimin e tij. Ndjen se ky është momenti për përfundimin e paraqitjeve të tij në kombëtare dhe nuk do të llogarisim tek ai. Të gjithë duhet të shprehim mirënjohje për kontributin e tij për kombëtaren e Maqedonisë dhe për futbollin tonë në përgjithësi. Propozuam të organizohet një ndeshje faljeje, është vendimi i tij nëse do të ndodhë në ndeshjen kundër Kroacisë më 3 qershor apo në ndeshjen e parë në në terrenin vendor në Shkup", theksoi Milevski në konferencën e sotme për shtyp.

 Foto: FFM

 

QËNDRONI TË LIDHUR