• e diel, 06 tetor 2024

Ademi dhe Ristovski iu bashkuan kolegëve të tyre reprezantues

Ademi dhe Ristovski iu bashkuan kolegëve të tyre reprezantues

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Kombëtarja  e Maqedonisë  në Futboll po kompletohet për fillimin e ardhshëm të kualifikimeve evropiane, pasi sot në Shkup kanë mbërritur kapiteni Stefan Ristovski dhe kolegu i tij i djeshëm i klubit në Dinamo Zagreb, Arijan Ademi.

Dinamo e Zagrebit dje në kuadër të kampionatit kroat  ka mposhtur Rijekën (1-0), ndërsa  Ademi  pas 13 sezonesh ka luajtur ndeshjen e fundit për  ekipin e Zagrebit. 

 Ademi pasditen e sotme i është bashkuar kombëtares së Maqedonisë së Veriut për dy ndeshjet e ardhshme kundër Maltës dhe Ishujve Faroe në Shkup pas së cilës do të niset për në Kinë, ku do ta vazhdojë karrierën në ligën e parë Pekin Guan.

Kombëtarja e Maqedonisë të enjten kundër Maltësi hap kualifikueset për EURO 2024, ndërsa të hënën në një ndeshje miëqsore do t'i presë Ishujt Faroe. ar/

 Foto: FFM

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR