• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Baltimor është shembur ura pasi në të u përplas një anije transportuese

Në Baltimor është shembur ura pasi në të u përplas një anije transportuese

 Baltimor, 26 mars 2024 (MIA) - Ura Frensis Skot në Baltimor është shembur herët në mëngjes pasi një anije e madhe është përplasur me të, tregojnë video regjistrimet nga kamera mbikëqyrëse.

I gjithë trafiku është duke u anashkaluar, kumtuan autoritet e Transportit në Marilendit (MTA) dhe nuk është e qartë nëse ka të lënduar. Si-En-En-i ka kërkuar informacione shtesë nga Shërbimet e Zjarrfikësve të qytetit të Baltimorit, por ende nuk janë dhënë detaje.

Ura me katër korsi, 1,6 milje e gjatë përshkon lumin Patapsco dhe shërben si kalimi më i largët i portit të Baltimorit dhe një lidhje thelbësore në Interstate 695 në Baltimore.

Sipas informacioneve të deritanishme, në momentin e shembjes së urës kanë qenë disa punëtorë, si dhe të paktën tre automjete. Dyshohet se të gjithë kanë përfunduar në lumë.

Shërbimet për ndihmë urgjente ndodhen në vendngjarje dhe së shpejti priten informacione të tjera. rq/

Foto: Skrinshot X

 

QËNDRONI TË LIDHUR