• e diel, 30 qershor 2024

Çmimi i Lionel Mesit ka filluar të bjerë

Çmimi i Lionel Mesit ka filluar të bjerë

Majami, 26 mars 2024 (MIA) - Çmimi i sulmuesit të Inter Majamit, Lionel Mesi është ulur për 5 milionë euro sipas portalit Transfermarkt. Para kësaj argjentinasi 36-vjeçar ishte vlerësuar në 35 milionë euro. Tani kushton 30 milionë euro.

Këtë sezon Mesi luajti në 5 ndeshje, në të cilat shënoi 5 gola dhe kishte 2 asistime. Kontrata e lojtarit me klubin është deri në fund të dhjetorit të vitit 2025.

Inter Majami është në vendin e dytë në Konferencën lindore të MLS me 10 pikë nga 6 ndeshje. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR