• e premte, 05 korrik 2024

Çmime të reja më të larta të benzinave

Çmime të reja më të larta të benzinave

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Nga mesnata shtrejtohen benzinat prej 1,5 deri 2,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Çmimi i Eurosuper BS-95 rritet për 1,5 denarë për një litër dhe ai do të shitet me çmim prej 82,5 denarë për një litër.

Për dy denarë shtrejtohen edhe Eurosuper BS-98 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri, ndërsa për 2,5 denarë dizeli.

Në bazë të vendimit të KRRE-së, çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të jetë 85 denarë për një litër, ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri është 75 denarë për një litër. Çmimi i ri i dizelit do të jetë 76,50 për një litër. 

Rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit për 1,040 den/kg i cili nga mesnata do të shitet me çmim prej 46,720 den/kg. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR