Çellzi për një periudhë më të gjatë pa përforcimin e ri Nkunku
- Përforcimi i ri i Premierligës angleze Çellzi, Kristofer Nkunku, një periudhë të gjatë do të jetë jashtë terrenit, pasi u operua për shkak të një dëmtimi në gju, njoftoi sot Premierliga e Londrës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:26, 8 gusht, 2023
Londër, 8 gusht 2023 (MIA) - Përforcimi i ri i Premierligës angleze Çellzi, Kristofer Nkunku, një periudhë të gjatë do të jetë jashtë terrenit, pasi u operua për shkak të një dëmtimi në gju, njoftoi sot Premierliga e Londrës.
Sulmuesi francez u lëndua në minutën e 9-të të ndeshjes miqësore parasezonale kundër Borusi Dortmundit (1-1) në Çikago.
“Nkunku ka lënduar gjurin dhe do të jetë jashtë terreni për një kohë të gjatë. Ai iu nënshtrua një operacioni dhe tani do të fillojë rehabilitimin nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të klubit”, bëri të ditur Çellzi.
Nkunku këtë verë iu bashkua Çellzit nga Lajpcingu, duke nënshkruar një marrëveshje me vlerë pothuajse 60 milionë funta.
Foto: Fejsbuk