• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Çellsi i bashkohet garës për nënshkrimin e Alfonso Dejvis

Çellsi i bashkohet garës për nënshkrimin e Alfonso Dejvis

Londër, 14 mars 2024 (MIA) - Çellsi është i interesuar për mbrojtësin e Bajernit, Alfonso Dejvis. Klubi londinez dëshiron të angazhojë kanadezin këtë verë.

Real Madridi është gjithashtu i interesuar në mënyrë aktive për lojtarin, por spanjollët nuk kanë ndërmend t'i paguajnë Bajernit 70 milionë euro për lojtarin. Udhëheqësia e madrilenëve mund të ofrojë vetëm 50 milionë.

Kontrata aktuale e Dejvis me Bajernin është deri në fund të qershorit 2025. “Transfermarkt” e vlerëson mbrojtësin kanadez 70 milionë euro.

Këtë sezon, mbrojtësi 23-vjeçar luajti 30 ndeshje për bavarezët, duke shënuar një gol dhe tre asistime. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR