Çellsi e refuzoi ofertën e klubit Al Itihad për blerjen e portierit Kepa
- Çellsi e refuzoi ofertën e ekipit Al Itihad për portierin Kepa Arizabalaga, kumtoi gazetari Dejvid Ornshtajn.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:39, 13 korrik, 2024
Londër, 13 korrik 2024 (MIA) - Çellsi e refuzoi ofertën e ekipit Al Itihad për portierin Kepa Arizabalaga, kumtoi gazetari Dejvid Ornshtajn.
"Të kaltrit" londinezë nuk janë të kënaqur nga kushtet për blerjen që i ofroi klubi nga Arabia Saudite.
Paraprakisht u kumtua se futbollisti mund të zhvendoset në Real Madrid në baza të përhershme nëse portieri Andrej Lunin vendosi ta braktisë ekipin.
Real Madridi e huazoi portierin Kepa nga Çellsi në gusht të vitit të kaluar. Në sezonon 2023/24, portieri luajti 20 ndeshje për Madridin, i huçi 18 gola dhe e mbrojti rrjetin 9 herë.
Portali Transfermarket e vlerëson portierin Kepa 12 milionë euro. Kontrata e tij me Çellsin është deri në verën e vititi 2025. ab/
Foto: ЕPА