• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Çellsi e huazoi Xhejdon Sançon, ndërsa Arsenali - Rahim Sterlingun

Çellsi e huazoi Xhejdon Sançon, ndërsa Arsenali - Rahim Sterlingun

Londër, 31 gusht 2024 (MIA) - Xhejdon Sanço nga Mançester Junajted kaloi në Çelli, ndërsa Rahim Sterling e ka ndërruar fanellën e Çellsit me atë të kuqe të Arsenalit. Këto ishin, për anglezët, dy "bombat" e fundit nga afati kalimtar i verës në Premier Ligë.

Transferet e Sanços dhe Sterlingut nuk janë befasi. Menaxheri e Arsenalit Mikel Arteta pardje, sipas mediumeve, ka filluar të mendojë nëse dhe pse i nevojitet Rahim Sterlingu. Ai vlerësoi se, që të luftojë për titull, i duhet edhe një sulmues krahu dhe gjithçka u bë në shpejtësi.

Ndërkaq, Sançon e kanë kërkuar klube jashtë ishullit, ndërsa në Çellsi kaloi si huazim me klauzolë blerjeje prej rreth 25 milionë funta verën e ardhshme. bsh/

Foto: Arsenal

QËNDRONI TË LIDHUR