• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Çeferin: Sportistët rusë nuk janë fajtorë për luftën në Ukrainë

Çeferin: Sportistët rusë nuk janë fajtorë për luftën në Ukrainë
Maribor, 16 prill 2022 (MIA)- Sanksionet kundër Rusisë për shkak të invazionit mbi Ukrainën nuk duhet të prekin sportistët rusë, ka vlerësuar sot presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin duke shtuar se Shtëpia evropian ne e futbollit do të sjellë vendim lidhur me pjesëmarrjes së klubeve ruse në garat evropiane. Në bisedën me gazetën sllovene “Veçer”, Çeferin ka thënë se sporti rus që është nën sanksione ndërkombëtare nuk duhet të bart pasoja për shkak të “vendimit nga individë” lidhur me invazionin ndaj Ukrainës. Ai ka thënë se UEFA ka qenë e detyruar të sjell vendime dhe sanksione lidhur me pjesëmarrjen e reprezentuesve rusë në garat evropiane, por ka shtuar se kjo përsëri do të shqyrtohet. “UEFA së shpejti do të sjellë vendim nëse ekipet ruse do të mund të marrin pjesë në garat evropiane”, tha presidenti i UEFA-s. Duke theksuar se sportistë rusë bartin sanksione edhe pse nuk janë fajtorë për luftën, Çeferin ka thënë se duhet të tregohet se sanksionet nuk janë të orientuara as ndaj sportistëve rusë, as edhe kundër popullit rus.

QËNDRONI TË LIDHUR