• e diel, 14 korrik 2024

Çeferin për Superligën: Shpresoj që sa më shpejt ta fillojnë turneun e tyre me dy klube

Çeferin për Superligën: Shpresoj që sa më shpejt ta fillojnë turneun e tyre me dy klube

Nion, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Federatës evropiane të futbollit (UEFA), Aleksandar Çeferin e ka komentuar nisjen e mundshme të ardhshme të Superligës.

"Nuk do të përpiqemi t'i ndalojmë ata. Ata mund të krijojnë çfarë të duan. Shpresoj që së shpejti do ta fillojnë turneun e tyre kryesor .... me dy klube. Futbolli nuk është në shitje", citon gazetari Fabricio Romano të ketë thënë Ceferin.   

Sot më 21 dhjetor Gjykata evropiane i shpalli të paligjshme veprimet e FIFA-s dhe të UEFA-s për bllokimin e krijimit të Superligës. Më vonë u bë i njohur edhe formati i turneut evropian.

Paraprakisht, Mançester junajted, Bajern Mynih, Atletiko Madrid dhe Sevila njoftuan refuzimin e tyre për të marrë pjesë në Superligë.

Aktualisht vetëm dy klube janë të përfshira në Superligë: Real Madrid dhe Barcelona. si/mb/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR