• e martë, 24 dhjetor 2024

Çeferin mund të kandidojë sërish për funksionin e njeriut të parë të UEFA-së, edhe përkundër asaj që premtoi se nuk do ta bëjë

Çeferin mund të kandidojë sërish për funksionin e njeriut të parë të UEFA-së, edhe përkundër asaj që premtoi se nuk do ta bëjë

Londër, 16 korrik 2024 (MIA) - Kreu i UEFA-së, Aleksandar Çeferinsërish mund të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2027, shkruan "Gardian".

Në shkurt, Kongresi i Federatës evropiane të futbollit bëri ndryshime në statutin e organizatës, që do t'i lejojë zyrtarit 56-vjeçar të qëndrojë në postin e tij deri në vitin 2031. Pas kësaj, Çeferin tha se nuk planifikon të rizgjidhet për një mandat të ri.

Sipas "Gardian", njeriu i parë i UEFA-së ka folur me përfaqësuesit e disa federatave evropiane për anulimin e mundshëm të premtimit. Ai mbështetet nga rreth 20 anëtarë të UEFA-së.

Arsyeja kryesore për Çeferin është mungesa e një trashëgimtari. Aktualisht, asnjë kandidat nuk ka deklaruar privatisht dëshirën e tij për të kandiduar për president të UEFA-së.

Çeferin u zgjodh në këtë post në shtator të vitit 2016. Më parë ka qenë kryetar i Federatës së futbollit të Sllovenisë. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR