• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Çavi u thotë lamtumirë tifozëve: Nga e diela edhe unë do të jem tifoz i Barçës

Çavi u thotë lamtumirë tifozëve: Nga e diela edhe unë do të jem tifoz i Barçës

Barcelona, ​​25 maj 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës Çavi Ernandez, i cili do të ndahet me ekipin pas përfundimit të sezonit në La Liga, u është drejtuar tifozëve të gjigantëve katalanas në llogarinë e tij në Instagram.

"Të dashur tifozë, koha ime në krye të Barcelonës do të përfundojë të dielën. Kurrë nuk është lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde, por këtë e bëj me shumë krenari pas dy vitesh e gjysmë në krye të një ekipi që ishte si familja ime e dytë", tha Çavi.

 Barcelona nesër në xhiron e fundit të kampionatit spanjoll, është mysafir te Sevilla, ndërsa sezonin do ta mbyllë si i plasuar i dytë.

 "Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të cilët ishin gjithmonë pranë meje dhe më treguan gjithmonë të njëjtën dashuri si kur isha futbollist. Nga e diela do të jem vetëm një tifoz tjetër në tribuna. E dua vetëm më të mirën për klubin që do të më ketë gjithmonë në dispozicionin", ka shkruar Çavi. 

Foto: Iks

 

 

 

 

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR