• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Çavi mund të shkarkohet këtë javë

Çavi mund të shkarkohet këtë javë

Madrid, 18 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi, mund të shkarkohet nëse ekipi luan në mënyrë të pakënaqshme në ndeshjet e kësaj jave, transmeton "Cadena Ser".

Sipas radios spanjolle, edhe krahas mbështetjes për Çavin nga kreyetari i klubit, Zhoan Laporta, ekipi mund të ndahet me trajnerin nëse humbë nga Unionistas Salamanka në të tetën e finales së Kupës nacionale.

Është vërejtur se në rast të shkarkimit të ekspertit spanjoll, trajneri kryesor i Barcelona Atletik, Rafael Markez, do t'i marrë katalonasit.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Unionistas do të luhet sonte prej orës 19:30.

Barcelona pas 19 ndeshjeve ndodhet në vendin e katërt të kampionatit spanjoll në futboll me 41 pikë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR