• e enjte, 26 dhjetor 2024

Çavi jep arsyet për ndryshimin e vendimit të tij që të largohet nga Barcelona

Çavi jep arsyet për ndryshimin e vendimit të tij që të largohet nga Barcelona

Barcelonë, ​​25 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi Ernandez në një konferencë për media shpjegoi se pse vendosi të tërhiqet nga vendimi i tij dhënë në janar për t'u larguar nga klubi në fund të sezonit dhe në vend të kësaj të vazhdojë të drejtojë ekipin.

Eksperti i ri siguron se ndjen mbështetjen e të gjithëve në klub. Ai ka thënë gjithashtu se projekti i katalonasve nuk ka përfunduar dhe se duhet të vazhdojë.

"Do të jem i shkurtër dhe do t'i them arsyet pse ndryshova vendimin tim. Të gjithë i dinë ndjenjat e mia ndaj këtij klubi dhe se jam tifoz i madh i Barcelonës. Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën për Barçën, klub që e njoh mirë. Më e rëndësishme është të mendosh për institucionin. Gjithmonë kam thënë se puna ime varet nga rezultatet, ndërsa kam marrë shumë besim nga e gjithë udhëheqësia. Gjithashtu e rëndësishme ka qenë të marrë mbështetjen e stafit tim dhe lojtarëve të mi. Tifozët më thanë se duhet të qëndroj. Të gjithë besojmë se ky projekt duhet të vazhdojë. Siç i thash presidentit, ne besojmë në stabilitetin e klubit. E pashë që ky projekt nuk ka përfunduar. Duhet të vazhdojmë sepse po punojmë mirë, projekti është fitues", ka thënë trajneri.

Sipas tij, komuniteti rreth Barcelonës duhet të kuptojë se ne duhet të vazhdojmë të punojmë me shumë mund dhe ta konsolidojmë projektin.

"Kjo është arsyeja e ndryshimit të mendimit tim. Është e vërtetë që para disa muaj mendoja se zgjidhja më e mirë është të largohem, por dje në vetëm pak minuta e kuptuam në mënyrë të përkryer se vendimi më i mirë për klubin është të vazhdojmë së bashku. Jam shumë mirënjohës që po vazhdoj dhe tani jemi të ngazëllyer për të sjellë stabilitet në këtë projekt dhe në klub. Prandaj i falënderoj të gjithë për besimin", ka thënë Çavi.

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR