• e enjte, 18 korrik 2024

Çavi: Jam i shqetësuar se si do ta fitojmë titullin

Çavi: Jam i shqetësuar se si do ta fitojmë titullin

Barcelona, ​​11 prill 2023 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, pas ndeshjes së djeshme kundër Gironas, deklaroi se është i shqetësuar se si skuadra e tij do ta fitojë titullin këtë sezon, raportojnë sot mediat spanjolle.

Futbollistët e Barcelonës dhe Gironas barazuan pa gola në xhiron e 28-të të La Ligas, ndërsa skuadra katalonase, dhjetë xhiro deri në fund të sezonit ka 13 pikë avantazh para kampionit aktual Real Madrid.

"Nuk më shqetëson Levandovski dhe gabimet e tij. Jam i shqetësuar se si do ta fitojmë titullin. Luajtëm mirë kundër Gironas. Nuk ishim të suksesshëm para golit të tyre, por mendoj se merituam më shumë se një pikë", deklaroi Çavi.

Ai shtoi se Barcelona ka një avantazh prej 13 pikëve, por kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR