• e shtunë, 23 nëntor 2024

Çabi Alonso merr emrin një nga rrugët në Leverkuzen

Çabi Alonso merr emrin një nga rrugët në Leverkuzen

Leverkuzen, 16 prill 2024 (MIA) - Ekziston mundësia që në një të ardhme të afërt një nga rrugët e qytetit në Leverkuzen të mbajë emrin e strategut të futbollit spanjoll dhe trajnerit aktual të klubit vendas Baer, Çabi Alonso, shkruan e sotmja "Shpigel". 

Fundjavën e kaluar Baer Leverkuzen në terenin vendas mundi Verderin me rezultat 5-0 dhe me këtë matematikisht siguroi titullin kampion në Bundesligë në pesë xhiro para fundit të sezonës. 

 Për klubin nga Leverkuzen, ky është titulli i parë kampion në histori, pasi pesë herë  në fund të sezonit është plasuar i dyti.

Tifozët e Baerit, nga ana e tyre, shkuan një hap më tej dhe e riemëruan njërën nga rrugët që të çojnë në stadiumin "BajArena" në "Xabi Alonso Allee".

Kjo dëshirë e tifozëve, siç shkruan “Shpigel”, shumë shpejt mund të bëhet realitet, pasi qyteti i Leverkuzenit shqyrton kushtet administrative të nevojshme për të emëruar zyrtarisht një nga rrugët e qytetit me emrin e trajnerit spanjoll Çabi Alonso.

Në Leverkuzen aktualisht ekziston një ligj që thotë se rrugët nuk mund të vihen me emra njerëzish. qa

Foto: Iks

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR