• e enjte, 18 korrik 2024

Çaçiq: Besoj se do ta kalojmë Shkupin

Çaçiq: Besoj se do ta kalojmë Shkupin
Zagreb, 24 korrik 2022 (MIA) – Trajneri i Dinamo Zagrebit, Ante Çaçiq, tha se ekipi i tij me optimizëm nesër udhëton për në Shkup, në ndeshjen kthyese kundër Shkupit, në kuadër të xhiros së 2-të kualifikuese në Ligën e kampionave. Dinamoja javën e kaluar në Zagreb nuk e arsyetoi rolin e favoritit dhe me rezultat 2:2 vjen në Shkup në ndeshjen kthyese me kampionin e Maqedonisë së Veriut. “Nuk kam kurrfarë dilema lidhur me Shkupin. E di ku gabuam dhe ku duhet të jemi më të mirë, dhe në atë do të punojmë këto ditë. Jemi të vetëdijshëm se jemi më cilësorë dhe besoj se do të kalojmë më tutje”, deklaroi Çaçiq. Fituesi nga përballja mes Shkupit dhe Dinamo Zagrebit, në xhiron e 3-të në Ligën e kampionëve do të luajë kundër fituesit nga ndeshja mes Ludogorec (Bullgari) dhe Shamrok (Republika e Irlandës). bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR