• e premte, 12 korrik 2024

"Topi i artë" për Benzeman dhe Puteljasin

Paris, 17 tetor 2022 (MIA) – Sulmuesi i kampionit evropian, Real Madrid, Karim Benzema e fitoi sonte "Topin e artë" i cili tradicionalisht ndahet në përzgjedhjen e revistës Frans futball, ndërsa çmimi futbollistja më e mirë për të dytin vit me radhë i takoi Alesia Puteljas nga Barcelona.

Në solemnitetin në teatrin e Parisit "Shatale", Benzema u shpërblye për sezonin e jashtëzakonshëm që e çoi Real Madridin drejt titullit në Spanjë dhe duke e fituar trofeun në Ligën e Kampionëve.

Për të dytin vit me radhë mirënjohjen "Gerd Miler" për golgeterin më të mirë e fitoi polaku Robert Levandovski, i cili gjatë këtij sezoni u transferua nga Baern Munihu në Barcelonë.

Çmimi "Lav Jashin" si portieri më i mirë në botë i takoi Tibo Kurtoas nga Reali.

Futbollisti më i mirë i ri në botë në sezonin 2021/22 është Gavi nga Barcelona.

QËNDRONI TË LIDHUR