• четврток, 05 февруари 2026

Takim Qoku - Vajc: U potencua nevoja për mbajtje të kursit reformues dhe vullnetit të fuqishëm politik

Takim Qoku - Vajc: U potencua nevoja për mbajtje të kursit reformues dhe vullnetit të fuqishëm politik

Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Koordinatori i grupit parlamentar VLEN, Bekim Qoku, së bashku me udhëheqësinë e VLEN-it, sot realizoi takim me eurodeputetin Tomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit evropian.

Siç informojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, në takim u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian për procesin eurointegrues të shtetit, si dhe për mbështetjen e agjendës reformuese të orientuar drejt përforcimit të sundimit të ligjit, demokracisë dhe stabilitetit institucional.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale politike, prioritetet reformuese dhe hapat e ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën për ruajtjen e kursit reformues dhe vullnet të fortë politik. ab/

Foto: Kuvendi

Остани поврзан