• четврток, 05 февруари 2026

Të paktën 58 të vdekur në sulme të koordinuara në Pakistan

Të paktën 58 të vdekur në sulme të koordinuara në Pakistan

Islamabad, 4 shkurt 2026 (MIA) – Të paktën 58 persona janë vrarë në përleshjet në zonën Beluxhistan të Pakistanit, duke përfshirë policë dhe civilë, njoftoi sot policia. 

Sulmet filluan të shtunën me aksione të koordinuara të Ushtrisë Çlirimtare të Belluxhistanit (BLA) mbi shkolla, banka, tregje dhe objekte të sigurisë përgjatë zonës. 

Në qytetin Nushki, me rreth 50.000 banorë, kryengritësit morën kontrollin mbi stacionin policor dhe objekte të tjera. Shtatë policë humbën jetën para se forcat e sigurisë të hënën vonë ta kthenin kontrollin mbi qytet, përderisa operacionet kundër BLA vazhdojnë edhe në vende të tjera të zonës. 

Sulmet përfshinin shpërthime vetëvrasëse, armë zjarri dhe granata në të paktën 11 lokacione, duke përfshirë edhe Kvetën. Kryengritësit morën të paktën gjashtë zyra të administratës rajonale dhe u afruan një kilometër nga zyra e ministrit kryesor të zonës. 

Forcat pakistaneze të sigurisë shfrytëzuan dronë dhe helikopterë që ta kthejnë kontrollin mbi Nushki dhe t’i ngushtojnë pozicionet kryengritëse. Shumë trupa janë dërguar në qytet, bënë të ditur persona zyrtarë. 

BLA thoshte se në operacionin “Stuhia e zezë” janë vrarë 280 ushtarë, por nuk tregoi dëshmi për këtë. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан