Siljanovska Davkova bëri thirrje në ndërtimin e një shoqërie rezistente demografike në Samitin botëror të qeverive në Dubai
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në Samitin Botëror të qeverive në Dubai, si folës kryesor në sesionin kushtuar ndryshimeve demografike.
Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në Samitin Botëror të qeverive në Dubai, si folës kryesor në sesionin kushtuar ndryshimeve demografike.
Duke folur për rënien e numrit të popullatës, theksoi se vendi ynë dhe rajoni po përballen me presion të trefishtë: shkalla e ulët e natalitetit, emigrimi i lartë dhe plakja e shpejtë e popullatës dhe i ndau projeksionet, sipas të cilave, popullata e Maqedonisë mund të ulet nga 1,8 milionë të tanishëm në 1,2 milionë deri në vitin 2070, përkatësisht humbje prej 33 për qind nga popullata e tanishme.

Kjo treshe e rënies së shkallës së natalitetit, emigrimit dhe pleqërisë, sipas presidentes, e ul numrin e popullatës të aftë për punë dhe e rrit ngarkesën ndaj sistemit shëndetësor, social dhe pensional.
Kjo, sipas Siljanovska Davkovës, bën presion në ekonominë e vogël dhe të hapur si e jona.
Ajo bëri thirrje në reformimin e institucioneve, përkatësisht reforma në gjyqësor dhe në administratën publike, por edhe në digjitalizimin e përshpejtuar të shërbimeve publike.
Presidentja e theksoi nevojën e të rinjve ta marrin rolin e merituar të shtytësve të ndryshimeve, përmes vendosjes së tyre në krye të transformimit ekonomik dhe digjital, por edhe përmes përfshirjes së tyre në krijimin e politikave.
E rëndësishme, sipas Siljanovska Davkovës, është edhe përfshirja e diasporës, si shtytës i intelektit, inovacioneve dhe investimeve.
Ajo bëri thirrje në ndërtimin e një shoqërie rezistente demografike, përmes krijimit të shoqërisë në të cilën njerëzit do të mbesin të jetojnë dhe të formojnë familje. sa/
Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova
Video-materiali: https://www.youtube.com/live/2V_TJWWAqFk?t=23643