SHBA-ja ende nuk ka siguruar mjete financiare për Planin e rindërtimit të Rripit të Gazës
- SHBA-ja ende nuk ka siguruar mjete financiare për planin e rindërtimit të Rripit të Gazës, sepse donatorët potencialë janë të shqetësuar për shkak të mospajtimeve për çarmatimin e Hamasit, që mund të sjellë deri në një luftë të re, pohojnë burime anonime.
Uashington, 4 shkurt 2026 (MIA) - SHBA-ja ende nuk ka siguruar mjete financiare për planin e rindërtimit të Rripit të Gazës, sepse donatorët potencialë janë të shqetësuar për shkak të mospajtimeve për çarmatimin e Hamasit, që mund të sjellë deri në një luftë të re, pohojnë burime anonime.
Një diplomat anonim evropian theksoi se asnjë shtet evropian apo perëndimor ende nuk ka premtuar para për rindërtimin e Rripit të Gazës.
Gjithashtu edhe vendet arabe nga Gadishulli perskik dyshojnë për financimin e rikonstruksionit të enklavës palestineze Gaza pa zgjidhje më të gjerë politike, që përfshin çarmatimin e Hamasit.
Çarmatimi i Hamasit është kërkesë kyçe në planin e paqes të presidentit amerikan Donald Tramp, krahas tërheqjes së trupave izraelitë dhe mbikëqyrjes së rindërtimit të Rripit të Gazës nga ana e Këshillit për paqe.
Dy burime të paidentifikuara, që kanë qasje në planet e Komitetit të paqes thanë se vendet ngurrojnë të investojnë në rindërtimin e Rripit të Gazës derisa Hamasi të çarmatoset.
Shtatë diplomatë perëndimorë thanë se financimi po vonohet pjesërisht sepse disa donatorë potencialë duan që fondet të menaxhohen nga Kombet e Bashkuara, jo nga Komiteti i paqes.
Rindërtimi i Rripit të Gazës vlerësohet të kushtojë rreth 100 miliardë dollarë, por plani nuk përfshin kompensim për palestinezët, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar. mb/
Foto: DPA