• четврток, 05 февруари 2026

SHBA dhe KB formojnë fond për ndihmë humanitare ndaj Sudanit

SHBA dhe KB formojnë fond për ndihmë humanitare ndaj Sudanit

Nju-Jork, 4 shkurt 2026 (MIA) - SHBA dhe Kombet e Bashkuara kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për ndihmë humanitare për Sudanin e shkatërruar nga lufta dhe formojnë një Fond të ri për ndihmë humanitare për Sudanin me 700 milionë dollarë kontribute nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA.

Mediat amerikan transmetojnë se administrata e presidentit amerikan Donald Tramp dje publikoi se do të kontribuojë për këtë nismë me 200 milionë dollarë nga fondi në vlerë prej dy miliardë dollarë që Uashingtoni i kanë ndarë vitin e kaluar për financimin e projekteve humanitare në mbarë botën.

EBA njoftoi se do të dhurojë 500 milionë dollarë, ndërsa Arabia Saudite dhe disa vende tjera shprehën gatishmëri për të ndihmuar, pa e saktësuar vlerën e donacioneve të tyre.

"Sot dërgojmë sinjal se komuniteti ndërkombëtar do të punojë së bashku për t'i dhënë fund vuajtjeve në Sudan dhe të sigurohet që ndihma të arrijë te komunitetet që kanë nevojë për të", deklaroi zëvendës sekretari i përgjithshëm i KB-së për çështje humanitare dhe drejtor i Zyrës së KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OSNA) Tom Fleçer.

Sudani është në luftë nga viti 2023, kur forcat paraushtarake për mbështetje të shpejtë dhe armata e Sudanit u ndeshën në luftë për pushtet në atë vend.

KB vlerëson se më shumë se 40.000 njerëz humbën jetën në luftë, por besohet se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë shumë herë më i madh.

Konflikti shkaktoi krizën më të madhe humanitare në botë, në disa rajone sudaneze është shpallu uri, ndërsa më shumë se 14 milionë njerëz janë detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre. sa/

Foto: MIA arkivi

Тагови

Остани поврзан