Realizimi i projekteve infrastrukturore në fokus të takimit Nikollovski-Pamer
- Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar dhe investimet, me theks të vçantë në realizimin e projekteve infrastrukturore, ishin në fokus të takimit mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloovski dhe ambasadorit austriak në vend, Martin Pamer.
Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar dhe investimet, me theks të vçantë në realizimin e projekteve infrastrukturore, ishin në fokus të takimit mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloovski dhe ambasadorit austriak në vend, Martin Pamer.
Siç kumtoi Ministria e Transportit, në takim janë këmbyer informata për projektin për realizim të hekurudhës së shpejtë dhe ndikimin e saj ndaj zhvillimit rajonal të shteteve përgjatë Korridorit 10, me ç'rast zëvendëskryeministri Nikollovski e ceki angazhimin e Qeverisë për përmirësim të lidhjes rajonale përmes ndërtimit dhe modernizimit të korridoreve evropiane.
"Bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivel të shkëlqyeshëm dhe me ambasadorin u dakorduam që i njejti të vazhdojë në të gjitha sferat e interesit të ndërsjelltë pë të dy shtetet. Kemi numër të konsiderueshëm të investuesve nga Austria, kemi klimë stabile afariste dhe presim që bashkëpunimi tregtar plotësisht të rritet. Austria është partnerja dhe mikja jonë shumëvjeçare si dhe kemi mbështetje të fuqishme në proceset reformuese", theksoi Nikollovski pas takimit.
Nga Ministria shtojnë se dy bashkëbiseduesit u dakorduan për përpjekje të përbashkëta dhe mbështetje të ndërsjelltë si bazë për përmirësim të marrëdhënieve të prëgjithshme mes dy vendeve dhe ngritjen e bashkëpunimit rajonal. ab/
Foto: Ministria e transportit