• четврток, 05 февруари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/4 shkurt/2026

 Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me ambasadorien kineze, Xhijang Sjaojan, me të cilën shkëmbyen mendime për thellimin e marrëdhënieve miqësore midis Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës.  "Marrëdhëniet midis dy vendeve tona bazohen në respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe bashkëpunim, dhe në vitet e fundit ato shënojnë  zhvillim të vazhdueshëm në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, kulturën, arsimin dhe infrastrukturën", ka shkruar kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i cili po gjendet për vizitë pune në Uashington, SHBA, sot u adresua në Forumin e Sigurisë, me temë “Investimi 5 për qind në Mbrojtje dhe angazhimi ndaj partneritetit me SHBA-në”. Në këtë ngjarje të rëndësishme, morën pjesë liderë botëror dhe përfaqësues të Kongresit Amerikan, dhe u diskutuam për sigurinë dhe bashkëpunimit transatlantik, kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp.

Shkup - Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar dhe investimet, me theks të vçantë në realizimin e projekteve infrastrukturore, ishin në fokus të takimit mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloovski dhe ambasadorit austriak në vend, Martin Pamer.

Shkup - Koordinatori i grupit parlamentar VLEN, Bekim Qoku, së bashku me udhëheqësinë e VLEN-it, sot realizoi takim me eurodeputetin Tomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit evropian.

Shkup  - Gjatë vitit 2026 janë bërë rreth 14.000 intervenime kirurgjikale për tumore beninje dhe malinje, nga të cilat rreth 8.000 janë për kancer in-situ ose kancer i dyshuar, theksoi sot drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski. Në konferencën për shtyp me rastin e Ditës botërore për luftë kundër kancerit - 4 Shkurti, Klekovski prezantoi të dhëna për zbulimin e hershëm, intervenimet kirurjgikale dhe risitë në diagnostikimin dhe terapinë. Drejtori i FSSH theksoi se vitin e kaluar forkusi ka qenë i vendosur në përforcimin e zbulimit të hershëm përmes furnizimit të pajisjes dhe rritjes së numrit të kontrolleve.

Shkup  - Progresi në politika, reformat e planifikimit dhe rregullatore që e mbështesin tranzicionin e drejtë energjetik të Maqedonisë së Veriut ishte temë e takimit të katërt koordinues të Platformës investuese për tranzicion të drejtë energjetik (JETIP - Just Energy Transition Investment Platform) që sot u mbajt në Shkup në hapësirat e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para (MEMLP). Në takim, informojnë nga MEMLP, ministrja e energjisë, minierave dhe lëndëve të para, Sanja Bozhinovska theksoi se kohëve të fundit Ministria është fokusuar në përforcimin e themeleve politike dhe planifikuese të nevojshme për zbatimin efektiv të Platformës investuese.

Shkup  - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot u mbajt seancë përgatitore për rastin "Krmzov", i ilii udhëhiqet kundër dhjetë personave fizik, mes të cilëve edhe biznesmeni Risto Krmzov, si dhe kundër 14 personave juridik të akuzuar për mashtrim tatimor. Sipas Prokurorisë, aktivitetet joligjore janë realizuar përmes marrëveshjeve fiktive, manipulimeve me TVSH dhe shitje të patundshmërive me çmime të larta joreale, me çka nga Drejtoria e të Ardhurave Publike është paguar një rimbursim i paligjshëm i TVSH-së në vlerë prej 1.348.996.831 denarë ose 21,9 milionë euro.

Shkup - Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpërtim (DMSH), Stojançe Angellov sot mbajti takim pune me përfaqësuesit e Asociacionit të atasheve ushtarake të akredituar në vend.

Shkup - Trafiku rrugor në autostradën A3 Manastir - Resnjë mbi vendbanimin Bair në Manastir është ndërprerë që nga ora 14:30 për shkak të një tubimi publik i cili është në vijim, informoi sot Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Siç theksojnë nga LAMM, trafiku po devijohet përmes qytetit të Manastirit. 

A Korunja - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot ka marrë pjesë në hapjen e Samitit të tre global për inteligjencë artificiale në mbrojtje - REAIM, që po mbahet në A Korunja, Mbretëria e Spanjës. Ngjarja organizohet me ftesë të ministres spanjolle të Mbrojtjes, margarita Robles Ferndandes. Në samit, në të cilin marrin pjesë ministra, përfaqësues shtetërore nga vendet anëtare të OKB-së, bashkësia akademike dhe organizatat ndërtkombëtare, diskutohet për zhvillimin përgjegjës të inteligjencës artificiale në konteskt ushtarak dhe rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare.

Berlin  - Kushtet e jetesës së migrantëve dhe pasardhësve të tyre në Gjermani janë përkeqësuar, theksohet në raportin vjetor të organizatës për të drejtat e njeriut "Hjuman rajts voç" (HRV). "Rritja e politikave regresive të migracionit dhe azilit, krimet e urrejtjes dhe gjuha e urrejtjes, si dhe kufizimet në lirinë e shprehjes dhe tubimit janë shkak për shqetësim serioz", theksohet në raportin e HRV. Sipas hulumtueses në HRV për racizëm, Almaz Tefera, është vërejtur se gjithnjë e më shumë parti demokratike gjermane po pranojnë retorikën e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, e cila mbështet ligje më të rrepta për imigracionin.

Moskë - Kremlini sot kumtoi se ka kontakte me Parisin për takim të mundshëm mes presidentëve të Rusisë dhe Francës, Vlladimir Putin dhe Emanuel Makron.

Abu Dabi - Negociuesit ukrainas dhe rusë sot pasdite në Abu Dabi e përfunduan ditën e parë të bisedimeve me ndërmjetësim të SHBA-së për ndërprerje të luftës në Ukrianë, transmetojnë agjencitë botërore.

Londër - Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi sot se Piter Mandelson e "tradhtoi" Mbretërinë e Bashkuar me zbulimin e informacioneve të Xhefri Epshtejn, njofton DPA. Duke folur në Dhomën e Poshtme të Parlamentit britaik, Starmer tha se Mandelson "ka gënjyer vazhdimisht" për lidhjen e tij me financierin pedofil Epshtejn gjatë procesit të emërimit të tij  për ambasador të SHBA-së. Kryeministri, gjithashtu tha se ka biseduar me mbretin që ta largojë Mandelsonin nga Këshilli sekret ( Privy Council), organ formal nga këshilltarët e mbretit, në të cilin janë të anëtarësuar ish-politikanë dhe aktualë me pozicione të larta dhe bartës së funksioneve të larta shtetërore dhe qeveritare.

Nju-Jork  - SHBA dhe Kombet e Bashkuara kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për ndihmë humanitare për Sudanin e shkatërruar nga lufta dhe formojnë një Fond të ri për ndihmë humanitare për Sudanin me 700 milionë dollarë kontribute nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA. Mediat amerikan transmetojnë se administrata e presidentit amerikan Donald Tramp dje publikoi se do të kontribuojë për këtë nismë me 200 milionë dollarë nga fondi në vlerë prej dy miliardë dollarë që Uashingtoni i kanë ndarë vitin e kaluar për financimin e projekteve humanitare në mbarë botën.

Uashington - SHBA-ja ende nuk ka siguruar mjete financiare për planin e rindërtimit të Rripit të Gazës, sepse donatorët potencialë janë të shqetësuar për shkak të mospajtimeve për çarmatimin e Hamasit, që mund të sjellë deri në një luftë të re, pohojnë burime anonime. Një diplomat anonim evropian theksoi se asnjë shtet evropian apo perëndimor ende nuk ka premtuar para për rindërtimin e Rripit të Gazës.

 

Остани поврзан