Mbahet takimi i Platformës investuese JETIR: Plan i qartë dhe qasje e koordinuar për përshpejtimin e tranzicionit energjetik
- Progresi në politika, reformat e planifikimit dhe rregullatore që e mbështesin tranzicionin e drejtë energjetik të Maqedonisë së Veriut ishte temë e takimit të katërt koordinues të Platformës investuese për tranzicion të drejtë energjetik (JETIP - Just Energy Transition Investment Platform) që sot u mbajt në Shkup në hapësirat e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para (MEMLP).
Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Progresi në politika, reformat e planifikimit dhe rregullatore që e mbështesin tranzicionin e drejtë energjetik të Maqedonisë së Veriut ishte temë e takimit të katërt koordinues të Platformës investuese për tranzicion të drejtë energjetik (JETIP - Just Energy Transition Investment Platform) që sot u mbajt në Shkup në hapësirat e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para (MEMLP).
Në takim, informojnë nga MEMLP, ministrja e energjisë, minierave dhe lëndëve të para, Sanja Bozhinovska theksoi se kohëve të fundit Ministria është fokusuar në përforcimin e themeleve politike dhe planifikuese të nevojshme për zbatimin efektiv të Platformës investuese.

Në atë drejtim, janë përgatitur dy plane vjetore për zhvillimin e sektorit energjetik për vitin 2025 dhe 2026, të harmonizuara me prioritetet e tranzicionit të drejtë, të cilat sigurojnë një kornizë të qartë afatshkurtër për realizimin e projekteve dhe gatishmërinë e investimeve.
Paralelisht, Plani kombëtar për energji dhe klimë (NEPK) e përfundoi fazën e konsultimeve publike dhe hyri në fazën përfundimtare të finalizimit. NEPK i bashkon objektivat për dekarbonizim, zhvillim të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe nevojat për fleksibilitet të sistemit energjetik, me fokus të veçantë në rajonet e goditura nga tranzicioni nga qymyri. Pas miratimit të tij, plani do të paraqesë një bazë të qëndrueshme për vendimet publike dhe private të investimeve.
Në plan rregullator, në fazën përfundimtare është edhe përgatitja e Ligjit për burimet e rinovueshme të energjisë, me miratimin e së cilës do të krijohen kushte për përshpejtim të rëndësishëm të investimeve dhe plotësimin e objektivave për dekarbonizim.

"Këto aktivitete nuk paraqesin reforma të izoluara, por hapa të aktivizimit për realizimin e kornizës projektuese të Platformës investuese", thonë nga Ministria.
Ata theksojnë se Qeveria edhe njëherë e konfirmoi përkushtimin e saj të fortë të tranzicionit të drejtë energjetik, duke e mbështetur Platformën investuese si një mekanizëm kyç për koordinim, investime dhe zbatim të përshpejtuar të reformave. sa/
Foto: Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para