• четврток, 05 февруари 2026

Këshilli i Sigurimit i KB-së i dënoi sulmet më të reja në Pakistan, ku humbën jetën dhjetëra njerëz

Këshilli i Sigurimit i KB-së i dënoi sulmet më të reja në Pakistan, ku humbën jetën dhjetëra njerëz

Nju-Jork, 4 shkurt 2026 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i KB-së i dënoi sulmet më të reja të kryengritësve në Pakistanin jugperëndimor, ku humbën jetën dhjetëra njerëz, shumica civilë.

Forcat e sigurisë të hënën i vazhduan operacionet e tyre në rajonin, ku veprojnë kryengritësit.

Autoritetet pakistaneze kumtuan se numër i madh militamtësh janë vrarë në ditët e fundit në krahinën e trazuar Beluxhistan, pasi aty filluan dhjetëra sulme të koordinuara të shtunën, të orientuara ndaj civilëve, policisë dhe forcave të sigurisë.

Autoritetet kumtuan se jetën e kanë humbur 36 civilë dhe 17 pjesëtarë të forcave të sigurisë. bsh/

Foto: Arkiv

Остани поврзан