HRV: Janë përkeqësuar kushtet e jetesës së emigrantëve në Gjermani
- Kushtet e jetesës së migrantëve dhe pasardhësve të tyre në Gjermani janë përkeqësuar, theksohet në raportin vjetor të organizatës për të drejtat e njeriut "Hjuman rajts voç" (HRV).
Berlin, 4 shkurt 2026 (MIA) - Kushtet e jetesës së migrantëve dhe pasardhësve të tyre në Gjermani janë përkeqësuar, theksohet në raportin vjetor të organizatës për të drejtat e njeriut "Hjuman rajts voç" (HRV).
"Rritja e politikave regresive të migracionit dhe azilit, krimet e urrejtjes dhe gjuha e urrejtjes, si dhe kufizimet në lirinë e shprehjes dhe tubimit janë shkak për shqetësim serioz", theksohet në raportin e HRV.
Sipas hulumtueses në HRV për racizëm, Almaz Tefera, është vërejtur se gjithnjë e më shumë parti demokratike gjermane po pranojnë retorikën e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, e cila mbështet ligje më të rrepta për imigracionin.
Ajo potencon se është e dëmshme të ndahen migrantët në "problem" për shoqërinë dhe "migrantë të mirë" që punojnë shumë në Gjermani.
Foto: Arkivi i MIA-s