• e premte, 27 dhjetor 2024

Zyrtari ukrainas: Eksporti i drithit është sërish i pamundur për shkak të bllokadës ruse

Zyrtari ukrainas: Eksporti i drithit është sërish i pamundur për shkak të bllokadës ruse
Kiev, 30 tetor 2022 (MIA) - Eksporti i drithit nga portet e Ukrainës "është i pamundur" sërish për shkak të vendimit të Moskës për të ndaluar pjesëmarrjen në marrëveshjen për atë eksport, deklaroi sot ministri ukrainas i Infrastrukturës. Sipas ministrit Oleksandër Kubrakov, një anije e ngarkuar me 40 tonë drithë duhej të nisej sot nga Ukraina për në Etiopi, por për shkak të "bllokadës ruse të korridorit për  transportin e grurit, eksporti është i pamundur". Moska njoftoi dje se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshje pas një sulmi me dron ndaj flotës ruse të vendosur në Sevastopol, Krime, të cilën e aneksoi në vitin 2014.  Moska ia atribuoi sulmin Ukrainës dhe Britanisë së Madhe. Qendra e Përbashkët Koordinuese (QPK) e obliguar për monitorimin e marrëveshjes ndërkombëtare të nënshkruar këtë verë ka njoftuar se lëvizja e anijeve për mallra që transportojnë drithë ukrainas në Detin e Zi nuk është miratuar për sot. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR