• e diel, 24 nëntor 2024

Zyra rajonale e Avokatit të popullit do të hapet nesër në Tetovë

Zyra rajonale e Avokatit të popullit do të hapet nesër në Tetovë
Shkup, 19 gusht 2022 (MIA) - Në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë, si dhe për zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të komunës së Tetovës nesër në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do të hapet Zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë, ndërsa qytetarët do të mund për mbrojtjen e të drejtave të tyre të drejtohen tek zyra ose në numrin e telefonit 044 344-082. "Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t'i mbrojë me marrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat janë të obliguara t'u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara", theksohet në kumtesën e nga zyra e Avokatit të Popullit. Avokati i Popullit potencon se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk mund të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, për çka jo rastësisht shkelja e lirive të përcaktimit të votuesve si dhe shkelje të tjera të të drejtës së votës në janë vepra të ndëshkueshme. Gjithashtu,  Avokati i Popullit apelon tek të gjithë aktorët në procesin zgjedhor t'i respektojnë protokollet shëndetësore të konfirmuara për mënyrën e votimit", qëndron në kumtesë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR