• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zyra e KB-së: Në Gazë, 45 për qind e ndërtesave të banimit janë shkatërruar ose dëmtuar, konsumi i ujit reduktohet për 90 për qind

Zyra e KB-së: Në Gazë, 45 për qind e ndërtesave të banimit janë shkatërruar ose dëmtuar, konsumi i ujit  reduktohet për 90 për qind

 Gazë, 12 nëntor 2023 (MIA)  -  Sulmet tokësore, detare dhe ajrore të Izraelit ndaj Rripit të Gazës, që pasuan pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kanë shkaktuar shkatërrime në zonë që nuk është parë deri më tani, lajmëruan agjencitë perëndimore.

 Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, në sulmet ndaj Gazës, të paktën 45 për qind e ndërtesave të banimit janë shkatërruar ose dëmtuar.

 Vlerësohet se më shumë se 40.000 shtëpi janë shkatërruar, ndërsa janë dëmtuar 222.000 shtëpi.

 Sipas Zyrës së KB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, janë dëmtuar 279 objekte arsimore, që është më shumë se 51 për qind e numrit të përgjithshëm të objekteve arsimore në Rripin e Gazës. Për shkak të sulmit të forcave izraelite, asnjë nga 625.000 nxënës dhe studentë nuk mund të arsimohet në kushte normale. Në të njëjtën kohë, më shumë se gjysma e spitaleve dhe pothuajse dy të tretat e qendrave shëndetësore nuk punojnë, ndërsa janë dëmtuar 53 autoambulanca.

 Të gjitha 13 spitalet e vendosura në qytetin e Gazës dhe në veri të Rripit kanë marrë urdhër që të evakuohen menjëherë nga armata izraelite. Zyra e KB-së thekson se konsumi i ujit ka rënë për 90 për qind që nga fillimi i luftës dhe shton se janë vërejtur rrjedhje të mëdha nga tubacioni kryesor midis Kan Junisit dhe qytetit egjiptian Rafah.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR