• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zyra e BE-së në Prishtinë: Sanksionet do të hiqen sapo të qetësohet situata në veri të Kosovës

Zyra e BE-së në Prishtinë: Sanksionet do të hiqen sapo të qetësohet situata në veri të Kosovës

Prishtinë, 7 shtator 2023 (MIA) - Shefi për bashkëpunim pranë Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aleksandro Biankardi deklaroi se sanksionet të cilat Brukseli zyrtar i vendosi për Kosovën për shkak të situatës në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, janë të përkohshme dhe munden shumë shpejtë të tërhiqen, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në fjalimin para mediave pas takimit të sotëm me ministrin e Mjedisit Jetësor, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Biankardo tha se "menjëherë sapo të ketë qetësim të situatës në veriun e (Kosovës) në bazë të rekomandimeve të BE-së, Kosovës do t'i kthehet ndihma financiare dhe politike".

Stabiliteti politik, tha diplomati evropian, është parakusht për zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe integrimit të saj në BE.

"Shpresojmë që shumë shpejt ta lëmë pas dhe ta kthejmë fokusin tonë në reformën që është vendimtare për ta afruar Kosovën me Bashkimin Evropian", është shprehur Biankardo.

BE-ja, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosën sanksione ndaj qeverisë së Albin Kurtit, me kërkesën për tërheqjen e njësive speciale të policisë nga ndërtesat komunale në katër komunat në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, që pjesërisht tashmë është zbatuar - si dhe organizimin e zgjedhjeve të përkohshme lokale me pjesëmarrje të serbëve të Kosovës. 

Në prill të këtij viti partitë e serbëve etnikë i bojkotuan zgjedhjet lokale, në të cilat fituan kandidatët e partive shqiptare, pas çka vijuan protesta në veri të Kosovës.Kurti iu përgjigj protestave me angazhimin e policisë speciale për mbrojtje të kryetarëve të sapozgjedhur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR