• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ziberi: Kuvendi nuk zgjodhi zëvendësit, ndërsa Qeveria nuk siguroi kushte adekuate hapësinore për Avokatin e Popullit

Ziberi: Kuvendi nuk zgjodhi zëvendësit, ndërsa Qeveria nuk siguroi kushte adekuate hapësinore për Avokatin e Popullit

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Dua ta shpreh pakënaqësinë time nga mosbashkëpunimi i organeve kyçe në shtet me Avokatin e Popullit, ndërsa sa i përket sigurimit të kushteve adekuate për punë dhe funksionim më efikas të institucionit, theksoi në konferencën e sotme për media Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në të cilën e prezantoi gjendjen me të drejtat dhe liritë e njeriut në vitin 2023.

"As në vitin 2023 Kuvendi nuk arriti t'i zgjedhë pesë zëvendësit e Avokatit të Popullit në Shkup dhe për hapësirën e zyrave në Tetovë, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë, gjë që ndikon drejtpërdrejt në punën e të njëjtëve, e zvogëlon dukshmërinë e institucionit dhe përkeqëson mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në ato zona. Me dy vite vonesë ka arritur të përcaktojë dy nga tri organizatat joqeveritare të nevojshme në ekipin e kontrollit civil në institucionin e Avokatit të Popullit, procedura për të tretën është në zhvillim e sipër, por në të njëjtën kohë Ministria e Financave nuk siguroi mjete për funksionimin e të njëjtit ekip. Kuvendi seriozisht e ka vonuar propozimin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Avokatin e Popullit dhe duke pasur parasysh kohën që ka në dispozicion kjo përbërje, jam skeptik se ndryshimet do të miratohen", theksoi Ziberi.

Në fjalimin e tij ai theksoi se mosmiratimi i këtyre ndryshimeve edhe më tutje do të jetë pengesë që ky institucion, si organ kombëtar për mbrojtje të të drejtave të njeriut, të akreditohet me status A në KB sipas Parimeve të Parisit dhe Parimeve të Venecias, sipas të cilave, pavarësia kadrovike, hapësinore dhe financiare duhet të garantohen me ligj. 

"Ne jemi ndër të paktët në rajon që nuk kemi status A dhe si të tillë nuk i plotësojmë as kriteret e kornizës së negociatave me BE-në kur bëhet fjalë për kapitujt 23 dhe 24 në pjesën e të drejtave themelore, për të cilat kemi konstatime, si në raportin vjetor të Komisionit Evropian, ashtu edhe në raportin e misionit vlerësues të BE-së. Ministria e Financave duke mos dhënë pëlqime apo duke i dhënë me disa muaj vonesë, qoftë edhe për vendet e lira, ka ndikuar drejtpërdrejt që institucioni të mos pajiset, ndërsa për pozitat për të cilat nuk ka ekzekutues, si këshilltar për bashkëpunim ndërkombëtar, përkthyes nga gjuha angleze dhe shqipe etj. Për dy vite radhazi, Ministria nuk miraton një sasi adekuate për funksionimin e ekipeve speciale të Avokatit të Popullit, si mekanizmi parandalues ​​kombëtar, mekanizmi i kontrollit civil, ekipi për luftën kundër migrimit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Qeveria vazhdon të mos ofrojë kushte adekuate hapësinore për akomodimin e institucionit, gjë që cenon rëndë parimet e pavarësisë dhe pavarësisë financiare", shtoi Ziberi.

Në konferencë për media ishin treguar vërejtje për zbatimin e mënyrës së zbatimit të Ligjit për Marrëdhënie Obligative, Ligjit për Ekzekutim dhe Ligjit për Punë Financiare. 

"Një numër i madh i ankesave mbërrijnë për mënyrën se si veprojnë institucionet nga këto zona për zbatimin  e ndryshimeve ligjore, si dhe për mënyrën e llogaritjes së kamatës, si dhe për vjetërsimin e lëndëve. Nëse analizohen përgjigjet e gjykatave përkatëse pas shqyrtimit të ankesave nga qytetarët do të shihni se nga asnjë gjykatë nuk mund të gjeni dy vendime të njëjta. Shoqëritë financiare vazhduan të miratojnë kredi përmes aplikacioneve onlajn, nuk e kanë rritur transparencën e kritereve dhe kushteve me të cilat miratohen dhe e gjithë kjo ka sjellë keqpërdorime të rënda dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve", theksoi Ziberi.

Avokati i Popullit iu referua edhe ndërhyrjes së fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në repartin gjysmë të hapur të INP Idrizovë, konkretisht në atë gjysmë të hapur, ku pas kontrollit u konstatua se është përdorur forcë e tepruar ndaj të burgosurve, të cilët kanë pësuar lëndime të dukshme. Prandaj, në PTHP - Shkup do të parashtrohet kërkesë për përcaktimin e përgjegjësisë penale për veprat e kryera nga personat me autoritet policor dhe policia e burgjeve për veprën penale torturë, në bazë të nenit 142 të Kodit Penal.

Në fund të konferencës për shtyp, Avokati i popullit i theksoi vërejtjet për shkeljen e të drejtave të fëmijëve në fushën e arsimit, duke theksuar se vitin paraprak dhe aktual shkollor ka pasur vonesa me dhënien në kohë të dëftesave, nuk ka pasur libra dhe nuk janë shpërndarë në kohë.

Lidhur me mosfillimin e mësimit për fëmijët nga disa shkolla fillore dhe të mesmë në komunat Gazi Babë, Veles dhe Çashkë, Ziberi informoi se janë kërkuar njoftime nga Inspektorati, Ministria e Arsimit dhe nga Komuna e Velesit. Pas disa reagimeve, Avokati i popullit mori njoftim nga Inspektorati shtetëror i arsimit për lëshimet në veprimet e shkollave. fc/ ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR