• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zvicra u pajtua të bëhet nikoqir i samitit paqesor për Ukrainën

Zvicra u pajtua të bëhet nikoqir i samitit paqesor për Ukrainën

Bern, 15 janar 2024 (MIA) - Qeveria e Zvicrës sot kumtoi se u pajtua me kërkesën e presidentit ukrainas Vollodimir Zelenbski që vendi të jetë nikoqir i samitit paqesor global për Ukrainën.

"Me kërkesë të presidenti ukrainas, Zvicra u pajtua të bëhet nikoqir i samitit për formulë paqesore. Tani po përpunohen hollësira tjera", thuhet në kumtesën e Qeverisë zvicerane.

Zelenski në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Zvicrës, Viola Amherd nuk saktësoi kush do të marrë pjesë në samitin paqesor, por tregoi se kush dëshiron të marrë pjesë.

"Jemi të hapur për të gjitha shtetet që e respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial tonë në samitin paqesor, për këtë shkak vet konkludoni atë se kë do të ftojmë...Dëshirojmë që jugu global të jetë i pranishëm...Me rëndësi është të tregojmë se tërë bota është kundër agresionit të Rusisë dhe se tërë bota është për paqe", ta Zelenski.

As Zelenski, e as Amherd nuk saktësuan kur dhe ku do të mbahet samiti paqesor. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR