• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zviceranët në referendum u deklaruan për zero emetim të gazrave deri në vitin 2050 dhe për taksë më të lartë për kompanitë e mëdha

Zviceranët në referendum u deklaruan për zero emetim të gazrave deri në vitin 2050 dhe për taksë më të lartë për kompanitë e mëdha

Bern, 18 qershor 2023 (MIA) – Shumica e zviceranëve sot në referendum kanë mbështetur planin për emetim zero të gazrave serrë deri në vitin 2050, tregojnë rezultatet fillestare. Rezultatet përfundimtare do të shpallen gjatë ditës.

Zviceranët në referendumin e sotëm miratuan edhe vendosjen e taksës prej 15 për qind për kompanitë e mëdha që janë aktive në rrafshin ndërkombëtar.

Ligji për klimën u mbështet nga 58.7 për qind e qytetarëve, ndërsa më shumë se 79 për qind janë prononcuar pro taksës së re.

Referendumi për klimën u thirr pas një fushate të nisur nga shkencëtarët dhe ambientalistët për shpëtim të akullnajave të Zvicrës, të cilat po shkrihen me shpejtësi alarmante.

Pjesëmarrësit fillimisht propozuan masa më ambicioze, por më vonë mbështetën planin e qeverisë i cili parasheh se Zvicra do të arrijë zero emetime deri në vitin 2050.

Akullnajat në Zvicër vitin e kaluar përjetuan shkrirje rekord, duke humbur më shumë se gjashtë përqind të vëllimit të tyre.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR