• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zviceranët në referendum e votuan vendosjen pensionit të 13-të

Zviceranët në referendum e votuan  vendosjen pensionit të 13-të

 Bernë, 3 mars 2024 (MIA)  - Zviceranët sot  në referendum u prononcuan për vendosjen e pensionit të 13-të, tregojnë projeksionet fillestare të televizionit publik SRF.

Anketa e SRF-së tregoi për pension shtesë kanë votuar 58 për qind e votuesve, ndërsa kundër kanë qenë 42 për qind.

Masa u propozua nga Konfederata Zvicerane e Sindikatave dhe partitë e qendrës së majtë, ndërsa tani i nevojitet mbështetje nga shumica prej 26 kantoneve të Zvicrës që të miratohet. 

"Nga perspektiva e sindikatës, ky hap është një kthesë vërtet e madhe", tha Lukas Golder nga kompania e anketave gfs.bern. 

 Qeveria, lobet tregtare dhe parlamenti aktual,  me prirje ndaj të  djathtës e hodhën poshtë propozimin, duke pretenduar se ishte financiarisht i paqëndrueshëm.

Votuesit zviceranë paraprakisht kanë qenë  të kujdesshëm me dhënin e mbështetjes së masave mund të konsiderohen si të rrezikshme për ekonominë. 

Votimi i pensionit të 13-të   është në kudërshtim me referendumet e tjera në dekadat e kaluara, në të cilat zviceranët kanë refuzuar me vendosmëri shkurtimin e javës së punës ose vazhdimin e pushimeve vjetore. 

 Në këtë vend alpin ka shqetësim për rritjen e shpenzimeve për jetë.  Cyrihu, qyteti më i madh i Zvicrës, ndan titullin e qytetit më të shtrenjtë në botë me Singaporin,  tregon hulumtimi i "Economist Intelligence Unit" që u publikua në nëntor.

Nuk dihet ende se si do të financohet rritja e pensioneve, e cila do të hyjë në fuqi nga viti 2026.

Zviceranët votuan sot edhe për rritjen graduale të moshës së pensionit nga 65 në 66 vjeç, por ajo u refuzua në vendvotime.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR