• e diel, 06 tetor 2024

Zonja e parë e SHBA-së njoftoi se Xho Bajden është gati për një garë të re presidenciale

Zonja e parë e SHBA-së njoftoi se Xho Bajden është gati për një garë të re presidenciale

Najrobi, 24 shkurt 2023 (MIA) - Zonja e Parë e SHBA-së Xhill Bajden dha sot një nga indikacionet më të qarta se bashkëshorti i saj, presidenti amerikan Xho Bajden, do të kandidojë për një mandat tjetër presidencial në vitin 2024, duke thënë se nuk ka mbetur "pothuajse asgjë" për të bërë veçse të specifikojë kohën dhe vendin për atë të shpallet zyrtarisht.

Edhe pse Bajden e ka shprehur prej kohësh synimin e tij për të kandiduar sërish për postin, ai ende nuk e ka bërë këtë zyrtarisht, ndërsa atë e mundojnë  pyetjet nëse ai është shumë i vjetër për të vazhduar si president, duke pasur parasysh se, nëse ai fiton zgjedhjet, në fund të mandatit të dytë presidencial do të jetë 86 vjeç.

"Ai thotë se nuk i ka mbaruar ende detyrimet. Ai nuk e mbaroi atë që filloi, dhe kjo është e rëndësishme", tha Xhill Bajden në Najrobi, stacioni i  fundit në turneun e saj pesë-ditor në Afrikë, ndërsa ajo pyeti se sa herë duhej ta përsëriste atë që njerëzit ta besonin.

Bashkëpunëtorët e Bajden thonë se kandidatura e tij me siguri të shpallet në prill. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR